Siri, betejë e ashpër në burgun e Alepos

15/05/2013 15:35

Trupat e qeverisë siriane dhe kryengritësit janë përfshirë në përleshje të ashpra në afërsi të një burgu të ndodhur në qytetin e Alepos.

Sipas raportimeve, kryengritësit kanë tentuar që të shpërthejnë muret e burgut dhe të lirojnë rreth 4 mijë rebelë që mbahen të izoluar në brendësi.

Nga ana e saj, ushtria e rregullt ka reaguar duke u kundërpërgjigjur me artileri, predha tanku e bombardime ajrore.

Sipas korrespondentëve ndërkombëtare, aktualisht është duke u zhvilluar një betejë e ashpër, pasi një pjesë e mureve të jashtme të burgut janë rrëzuar, e kryengritësit po tentojnë një mësymje në shkallë të gjerë, pavarësisht rezistencës së gardianëve.

Disa dhjetëra viktima raportohen nga të dy palët, ndërsa është e paqartë se cila është gjendja e vërtetë mes palëve në fushëbetejë.

Ndërkohë, gjatë së mërkurës, Ushtria e Lirë Siriane, grupimi që përmbledh të gjitha forcat e bashkuara kundër Bashar al-Assadit, premtoi se do të marrë masa ndaj një kryengritësi, i cili shfaqej në një video duke ngrënë zemrën e një ushtari të vrarë, një imazh mizor që shkaktoi një valë tronditje në të gjithë mediat ndërkombëtare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA