Qeveria sllovene do të prezantojë një plan të ri ekonomik, i cili synon të shmangë nevojën e marrjes së një huaje shpëtimi nga ana e Bashkimit Europian.

Plani, i cili do t’i prezantohet në ditët në vazhdim Komisionit Europian, pritet që të përfshijë një paketë rritje taksash, privatizimesh dhe reformash në sektorin bankar.

Aktualisht, sektori bankar, kryesisht i zotëruar nga shteti në Slloveni, po vuan për shkak të kredive të këqija, ndërsa autoritetet po përballen me vështirësi gjithmonë e më të mëdha për të huazuar para.

Një prej ekonomive më të vogla të Bashkimit Europian, ajo sllovene ndodhet në recesion që prej vitit 2011.

Analistët kanë parashikuar se vendi ballkanik do të shndërrohej në shtetin e radhës, që do t’i “shtrinte dorën” Brukselit për një dorëzani, pas Qipros.

Përballë vështirësive ekonomike, Ljubjana arriti të siguronte 3,5 miliardë euro, me interesa të larta, në tregun ndërkombëtar të obligacioneve gjatë kësaj jave, por për ekspertët, kjo manovër nuk do të jetë në gjendje të zgjidhë problemet e thella strukturore të ekonomisë sllovene, duke shërbyer vetëm për të fituar më shumë kohë për adresimin e problemeve.

Agjensia e vlerësimeve financiare “Moody”, ka zhvlerësuar ndërkohë indeksin që shpreh sigurinë për ripagimin e huave të marra nga shteti slloven në nivelin më të ulët të mundshëm.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA