Dita e Europës u shënua me shumë aktivitete në Prishtinë. Për insitucionet ishte ditë pushimi. Ministrja e Integrimeve, Vlora Çitaku tha se shumë shpejt 9 maji do të jetë ditë pune dhe jo ditë pushimi.

Çitaku, bashkë me ambasadorin e BE-së dhe shefin e EULEX-it vizituan Panairin e Fëmijëve në sheshin Nëna Terezë.

“Ne nuk mund të shkojmë në Evropë duke pushuar, por duke punuar. Kosova nuk ka kohë për të humbur”, deklaroi Çitaku. Sa i përket proçesit të integrimit të Kosovës në BE, Çitaku tha se ky proçes do të jetë i gjatë, por i pakthyeshëm.

Ndërkohë, sa i përket liberalizimit të vizave, ministrja tha se ka lajme të mira pasi është hartuar një plan i përbashkët veprimi ambicioz dhe realist. Duke komentuar zhvillimet e fundit rreth bidesimeve Kosovë-Serbi, Çitaku tha se, refuzimi i vazhdueshem i Serbisë është për të ardhur keq.

Ndërkohë, shefi i Zyrës së BE-së, Samuel Zhbogar tha se shpreson që edhe Kosova do të jetë pjesë e BE-së në të ardhmen. “Mendoj se kemi bërë mjaft punë gjatë viteve te fundit dhe se proçesi evropian për Kosovën është më i hapur se me parë. Kemi bëre shumë, por duhet punuar ende. Ne jemi këtu të ndihmojmë Kosovën dhe të punojmë me BE-në”, deklaroi Zhbogar.

“Që nga periudha kur jam larguar nga Kosova në vitin 1999, kam qenë i bindur se populli dëshiron që Kosova te jete pjesë e Evropës. Misioni të cilin e udhëheq unë, EULEX, është këtu që t’ju ndihmojë juve që ta bëni këtë rrugëtim sa më shpejt, duke ju mbështetur në zbatimin e reformave lidhur me sundimin e ligjit, të cilat janë të domosdoshme për anëtarësimin në BE e sidomos për arritjen e liberalizimit të vizave”, tha Bernd Borchardt, shef i EULEX-it.

Në nder të kësaj dite, një rrugë në Prishtinë është zbukuruar me flamuj dhe tabela me emrat e shteteve të Bashkimit Evropian.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA