Presidenti Barack Obama dhe presidentja e Koresë së Jugut, Park Geun-hye, thanë të martën se agresioni bërthamor nga Korea e Veriut e ka izoluar edhe më shumë rajonin, teksa u zotua se do të përdorë të gjitha mjetet për të penguar provokimet e mëtejshme.
“Nëse Penjani mendon se me kërcënimet e fundit do të nxiste përcarjen e Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Jugut dhe do të bënte të fitohej respekt ndërkombëtar për Veriun, sot është dhënë prova e fundit që Veriu dështoi sërish”, tha Obama gjatë një konference të përbashkët. “SHBA-të dhe Republika e Koresë janë më të bashkuar se kurrë, ndërsa Veriu është më i izoluar se kurrë”.
Obama tha se kriza e prodhimit të Veriut nuk do të nxisë në dhënien e koncensioneve, duke u angazhuar më pas se do të mbrojë Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj.
“SHBA-të janë tërësisht të përgatitur dhe të aftë për të mbrojtur vetveten, por edhe aleatët tanë, me gamën më të gjerë të mundshme të aftësive, përfshi edhe pengimin e dhënë nga forcat tona konvencionale dhe bërthamore”, tha Obama. “Vendosmëria e SHBA-ve për sigurinë e Republikës së Koresë nuk do të lëkundet kurrë”.
Presidentja Park, e para presidente femër e Jugut, tha se “kurrsesi nuk do të mund të tolerojë kërcënimet e Veriut, apo edhe provokimet, të cilat ishin përshkallëzuar së tepërmi kohët e fundit”.
Ajo u emërua në këtë post në shkurt, vetëm pak kohë pasi Veriu kishte zhvilluar testin e tretë bërthamor dhe prej atëherë ka ndërmarrë një qëndrim të ashpër kundër agresionit të shfaqur nga Veriu.
Top Channel