Sasia e pluhurit që lëshon Korporata Elektroenergjetike e Kosovës kap 270 mikro/gram, ndërkohë që sasia standarde e lejuar e pluhurit në hapësirë është 50 mikro/gram.

Prej kësaj sasie të madhe të pluhurit, që përfshin komunën e Obiliqit, 130 mikro/gram pluhur kalon në kryeqytetin kosovar. Këto rezultate sipas Ilir Morinës nga Agjencia e Mjedisit e cila funksion në kuadër të Ministrisë së Ambientit, Kosovën e shëndrrojnë në një vend tejet të ndotur.

Ndërkohë, kampion i ndotjes mjedisore vlerësohet miniera Trepça me 40 milion tonë mbetje të metaleve të rënda, që po e kontaminojnë ajrin, pasuar nga KEK–u.  Vendin si ndotësi i dytë më i madh në vend Korportës Energjetike ia jep mungesa e tre filtrave mbrotës.

“Kemi të kaluarën e trashëguar katastrofale. Lirisht mund të them katastrofale. Nëse 60 vite ka kontribuar në kontaminim të shumë pjesëve, që ne i kemi identifikuar, ne nuk do të na mjaftojnë 60 vite të ardhshme që ta pastrojmë këtë situatë”, deklatoi Ilir Morina, kreu i Agjencisë së Mjedisit.

Problem tjetër shqetësues mbetet derdhja e ujrave të zeza nëpër lumenjtë e Kosovës. Mungesa e një kompanie për riciklimin e mbeturinave e shndërron Kosovën në një kosh plehrash. Gjendja e tanishme e mjedisit me fokus ndotjen e mbetjeve industriale, ishte temë diskutimi në një konferencë për media të organizuar nga Komiteti i Industrisë së Rëndë.

“Mbrojtja e mjedisit dhe shëndetit është njëra prej përgjegjësive më të mëdha të një shoqërie, pasi shoqëria e gjërë përbëhet prej faktorëve të ndryshëm civil, publik e privat. Bashkëpunimi i ndërsjelltë mes këtyre faktorëve, është parakusht i domosdoshëm për kultivimin e një mjedisi të pastër dhe të shëndoshë për të gjithë. Si rezultat të këtyre fakteve, sektori industrial ka vendosur investimin e resurseve të konsiderueshme financiare dhe njerëzore për angazhim sa më progresiv në këtë drejtim”, tha  Ylber Burgija, përfaqësues i Komitetit të Industrive të Rënda.

Në listën e ndotësve të tjerë hyn edhe Ferronikeli, guroret etj.

Top Channel