Rritja e shkëmbimeve tregëtare të Kinës në vetëm një muaj tejkaloi pritshmëritë më optimiste të ekspertëve ekonomikë, duke arritur një kuotë prej mbi 10% në krahasim me muajin paraardhës.
Të dhënat zyrtare të publikuara të mërkurën treguan se në krahasim me marsin, në prill eksportet ishin rritur me 10%.
Krahasuar me prillinin e një viti më parë, rritja është prej 14,7%, ndërsa importet gjithashtu pësuan një rritje me 16,8%.
Këto të dhëna tregojnë se në mënyrë të papritur për ekspertët, Kina regjistroi një surplus të bollshëm në bilancin e eksport-importeve për muajin e shkuar.
Njëkohësisht, këto janë shenja inkurajuese për një rikthim të rritjes së fuqishme ekonomike kineze, e cila në tremujorin e parë të vitit ra në nivelin e 7,5%.
Si rrjedhojë e lajmit, bursat aziatike regjistruan një rritje të fortë të mërkurën, ndërsa ekspertët nënvizuan se ky bum është një shenjë e mirë edhe për ekonominë globale, pasi tregon për një rigjallërim të kërkesës ndërkombëtare.
Në muajin prill, eksportet kineze ishin 18,2 miliardë dollarë më të mëdha se impotet, ndërsa muaji mars ishte mbyllur me një defiçit prej 884 milionë dollarësh.
Top Channel