Indi, aksident rrugor, dhjetëra viktima

08/05/2013 21:30

Të paktën 33 persona mbetën të vdekur në Indinë Veriore, pasi një autobuz doli nga rruga dhe ra brenda një lumi.

14 të tjerë u plagosën në aksidentin e ndodhur pranë një resorti turistik, 250 kilometra nga Shimla, kryeqendra e shtetit të Himachal Pradeshit.

Autobuzi ka mbetur pjesërisht i zhytur në ujë dhe sipas të dhënave të para shumë prej personave kanë vdekur si pasojë e mbytjes.

Një pjesë e trupave ose të mbijetuarve i ka marrë rryma, duke bërë ende të paqartë bilancin e vërtetë të tragjedisë.

Aksidentet rrugore janë të zakonshme në Indi, ku në vitin 2011, 130 mijë persona humbën jetën për këtë arsye. Mesatarisht, në vendin me 1,2 miliardë banorë, vdesin në aksidente 15 persona në orë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA