Gjermani, rritje surprizë e sektorit industrial

08/05/2013 15:35

Gjermania përjetoi një rritje surprizë të prodhimit industrial në muajin Mars, duke ripërtërirë shpresat për rikthimin e një rritje të qëndrueshme të ekonomisë më të madhe europiane gjatë 2013-s.

Të dhënat zyrtare, të publikuara të mërkurën, kundërshtuan pritshmëritë e ekspertëve ekonomikë, që kishin paralajmëruar një situatë të pandryshuar në krahasim me muajin e mëparshëm.

Prodhimi industrial u rrit gjatë Marsit me 1,2%, ndërsa një studim paralel mbështeti këto të dhëna, duke treguar se porositë për lëndë të parë në fabrikat gjermane gjithashtu pësuan rritje.

Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se ekonomia gjermane vazhdon të jetë e ekspozuar ndaj krizës së Eurozonës dhe përgatitet të përballojë një tremujor të dytë (prill-qershor) të vështirë ekonomik gjatë 2013-s.

Rritja e prodhimit industrial, sektori me më shumë peshë në ekonominë gjermane, pritet që të udhëheqë edhe rritjen ekonomike në muajt e ardhshëm.

Ndërkohë, të dhënat e Bankës Qëndrore të Gjermanisë treguan gjithashtu se papunësia në muajin mars ishte në nivelin e 6,9%, e përkthyer në numra 2,9 milionë banorë në të gjithë vendin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA