Belgjikë, arrestohen grabitësit e diamantëve

08/05/2013 00:00

Policia belge njoftoi arrestimin e 31 personave si të lidhur me njërën prej vjedhjeve më të mëdha të diamatëneve në histori.

Arrestimet u kryen në Francë dhe Zvicër dhe hetuesit belgë pohuan se kanë sekuestruar shuma të konsiderueshme të hollash dhe një sasi të diamantëve të vjedhur.

Bëhet fjalë për super vjedhjen e diamantëve e ndodhur më 18 shkurt të këtij viti. Një grup grabitësish të armatosur vodhën një sasi të madhe diamantësh në kohën kur gurët e cmuar po transportoheshin në një avion në aeroportin e Brukselit.

Dy makina me nga katër persona të armatosur iu afruan furgonit të sigurisë me diamantë në kohën kur ndodhej pranë një avioni zviceran pasagjeresh. Pas grabitjes automjetet u larguan me shpejtësi dhe njëri prej tyre u gjet pak më vonë në flakë nga policia.

Për momentin nuk janë zbardhur ende identitetet e personave apo dhe kombësia, por mediat flasin për një rrjet të gjërë e të sofistikuar grabitësish ndërkombëtarë përgjegjës për shumë grabitje të tjera nëpër Europë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA