Rusi-SHBA, bisedime për Sirinë

07/05/2013 00:00

Presidenti rus Vladimir Putin do të zhvillojë në Moskë bisedime me sekretarin amerikan të Shtetit, John Kerry, në lidhje me krizën në Siri.

Vizita e zotit Kerry vjen pasi Izraeli qëlloi dy raketa në jug të Sirisë, të cilat sipas mediave goditën depozita armësh për militantët libanezë.

Rusia i dënoi sulmet duke i cilësuar si kërcënuese për stabilitetin rajonal. Presidenti Putin ka zhvilluar gjithashtu një bisedë telefonike me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu.

Në prag të vizitës së zotit Kerry, Ministria e Jashtme ruse i bëri thirrje Perëndimit që të ndalojë politizimin e çështjes së armëve kimike në Siri.

Moska zyrtare shprehu shqetësimin se, përmes këtyre deklaratave opinioni publik në mbarë botën po përgatitet për një ndërhyrjë të mundshme ushtarake në Siri.

Ndërkohë, Kombet e Bashkuara, përmes një eksperti kanë mohuar deklaratat për ekzistencën e provave për përdorimin e gazit nervin nga rebelët.

Hetuesja Carla Del Ponte më herët deklaroi se dëshmitë nga viktimat dhe mjekët ngrinin dyshime serioze, por të pamjaftueshme për të qenë prova se forcat e opozitës kanë përdorur gaz sarin.

Gazi pa ngjyrë dhe pa aromë klasifikohet si armë e shkatërrimit në masë dhe ndalohet në bazë të ligjit ndërkombëtar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA