KE, reformë për punësimin në Europë

07/05/2013 20:45

Komisioni Europian do të zbulojë të mërkurën planin për rritjen e kohëzgjatjes që vendet anëtare duhet të mbështesin me asistencë qytetarët e tyre të papunë, të cilët synojnë të punësohen në një vend tjetër të unionit.

Nëse propozimi do të bëhet pjesë e legjislacionit europian, 27 vendet anëtare do të jenë të detyruara të mbështesin deri në gjashtë muaj me pagesë papunësie dhe shërbime të tjera sociale qytetarët e tyre, pasi zhvendosen në një vend tjetër të unionit për të kërkuar punë.

Në bazë të legjislacionit aktual, kjo mbështetje kufizohet në tre muaj.

Sipas Komisionit Europian, një nismë e tillë do të kontribuojë në lehtësimin e problemeve të papunësisë, duke lehtësuar për të interesuarit që të punësohen në vende të tjera anëtare, të cilat janë në gjendje të tërheqin më shumë krahë pune në sektorin e interesuar nga çdo punëtor.

Megjithatë, edhe gjashtë muaj asistencë nuk pritet të ndikojnë shumë në përmirësimin e problemit të punësimit në Europë, duke qenë se sipas vlerësimeve të KE-së, nevojiten mesatarisht 16 muaj kërkime, për t’u punësuar në një vend tjetër europian pas zhvendosjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA