Filipinë, shpërthimi vullkanik vret 5 alpinistë

07/05/2013 16:35

Shpërthimi i papritur i një vullkani në Filipinë i kushtoi jetën të paktën katgër alpinistëve gjermanë dhe udhërrëfyesit të tyre vendas.

Vullkani, i ndodhur në Malin Majon, 330 kilometra nga kryeqyteti Manila, shpërtheu papritur, duke lëshuar për rreth një minutë gurë dhe një sasi të madhe hiri vullkanik.

Gjermanët, ishin duke u ngjitur në majën e malit, kur mbetën viktimë të këtij shpërthimi të paparashikuar.

Të paktën shtatë alpinistë të tjerë mbetën të lënduar, nga vullkani i njohur për kraterin e tij të famshëm, në formë të një koni pothuajse perfekt.

Vullkani aktiv i malit Majon ka shpërthyer të paktën 48 herë, që prej fillimit të mbajtjes së regjistrimeve 200 vjet më parë, por shpërthimi më i fuqishëm ishte ai i vitit 1814, i cili i kushtoi jetën 1 200 personave dhe shkatërroi disa qytete të ndodhura pranë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA