“Cadillac” zhvendoset në Kinë

07/05/2013 15:30

”General Motors” do të zhvendosë pjesërisht linjën e tij të prodhimit në Kinë, pasi Pekini aprovoi një plan me vlerë 1,3 miliardë dollarë, për ndërtimin e linjës prodhuese të makinave “Cadillac” në vendin komunist.

Kompania më e madhe amerikane e prodhimit të automjeteve do të përfitojë nga krahu më i lirë i punës në Kinë, taksat më të ulta dhe njëkohësisht, zhvendosja do të lehtësojë rivalizimin e dy kompanive gjermane, “Audi” e “BMW”, që kryesojnë tregun e shitjeve të makinave luksoze në vendin më të populluar të botës.

Megjithatë, zhvendosja e një pjese të linjës së prodhimit në Kinë, është një goditje për imazhin e ekonomisë amerikane dhe vetë SHBA-në.

Aktualisht, Kina është vendi me ekonominë e dytë më të fuqishme në botë, por zë vendin e parë përsa i përket tregut të automjeteve.

Si rrjedhojë e pasurimit të shpejtë të vendit në vitet e fundit, kërkesa për automjetet luksoze është rritur në mënyrë drastike.

Megjithatë, “General Motors” nuk kishte mundur të shfrytëzonte mirë këtë bum të kërkesës kineze, me vetëm 30 mijë “Cadillac” të shitur gjatë vitit 2012, ndërsa “BMW” dhe “Audi” shitën mbi 300 mijë makina secila.

Zhvendosja në Kinë e linjës së prodhimit do të reduktojë koston e prodhimit dhe sipas drejtuesve të “GM”, është një objektiv real kapja e 100 mijë automjeteve të shitura gjatë 2014-s.

“General Motors” eshte nje grup, i cili perfshin brenda tij nje numer te madh markash amerikane te prodhimit te automjeteve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA