SHBA, goditet në fushë, vdes arbitri

06/05/2013 16:25

Një gjyqtar futbolli humbi jetën pasi u godit me një grusht gjatë një ndeshje futbolli në Salt Lake City, Utah.

Ricardo Portillo ndërroi jetë ditën e dielë, në moshën 46-vjeçare, pasi kaloi një javë në gjendje kome pas këtij sulmi.

Sipas policisë, ishte një 17-vjeçar në kampionatin kombëtar të të rinjve të qendrave të riedukimit ai që qëlloi me grusht arbitrin.

Adoleshenti, i cili ishte burgosur për agresion të rënduar, tashmë mund të përballet me akuza të reja.

Duke luajtur në rolin e portierit, autori i vrasjes qëlloi me grusht Portillon pasi ai i shfaqi një karton të verdhë, për pengimin që i bëri një kundërshtari.

Dëshmitarë thanë për mediat amerikane se pas grushtit të të riut, 46-vjeçari ra përtokë duke nxjerrë shkumë e gjak nga goja. Ai ndërroi jetë pas një jave në spital, por një autopsi duhet të përcaktojë ende arsyen e saktë të vdekjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA