Përleshje në Bangladesh

06/05/2013 00:00

Të paktën 10 persona humbën jetën dhe mbi 60 u plagosën pas përleshjeve
mes protestuesve islamike dhe policisë në Daka, kryeqytetin e
Bangladeshit.

Policia përdori plumba-gome për të shpërndare protesten, e organizuar nga grupi islamik Hefazat-e Islam, qe kerkon veçimin e grave nga burrat dhe vendosjen e një edukimi më të fortë islamik. Levizja e gjeti forcen në medresete apo shkollat fetare te Bangladeshit.

Perballja mes protestuesve dhe forcave te rendit, në qendër të Dakas vazhdoi edhe te hënën. Zona perreth xhamise me te madhe qe ndodhet ne qender te Dakas u shnderrua ne nje fushe-beteje, ku policet iu kundërpërgjigjen me gazlotesjellës apo plumba gome protestuesve qe i qellonin me gure apo i vune flakën dyqaneve dhe makinave.

Te dielën, protestuesit bllokuan rrugen kryesore qe lidh kryeqytetin me pjesë të tjera të vendit. Gazeta e përditshme e Dakas raportoi se grupi islamik kishte marre me qira mbi 3000 makina, perfshire autobuse, furgone apo kamione për të sjellë në kryeqytet protestuesit, ndersa shumë të tjere udhetuan me tren.

Me thirrjet “Zoti eshte i madh”, “Ateistet duhet te varen”, gati gjysme milioni islamike marshuan ne te pakten gjashte rruget kryesore, për t’u drejtuar me pas ne qendren tregtare te Motijheel.Bangladeshi- ku myslimanet perbejne thuajse 90 % te popullsise eshte një demokraci ateiste dhe Qeveria e ketij vendi ka kundershtuar me force kerkesat e Hefazat-e Islam.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA