
Votimi i tre ligjeve, të njohura si të integrimit, ka qene mesazhi i
drejtuesve më të lartë të mazhorancës, në një seancë parlamentare që
nisi me disa orë vonesë, për shkak të pamundësisë për të mbledhur numrin
e nevojshëm të deputetëve, të cilët në ditën e fundit të përpilimit të
listave të deputetëve më pak nga gjithçka ishin të shqetësuar për
axhendën parlamentare.
Pikerisht me hartimin e listave te deputeteve, Kryeministri Berisha e lidhi ate qe quajti mosmbajtjen e fjales nga kundërshtari politik Edi Rama për të votuar tre ligjet.
“Ne do i votojmë ato, por fakti që largoheni në këtë mënyrë (deputetëve socialistë) tregon se ju i keni bërë çështje pazaresh. Kam vetëm një kërkesë ndaj zotit Ilir Meta, të mos e shndërrojë votimin e tre ligjeve në pazare për lista të zeza në kurriz të mbështetësve të tij. E dini ç’po ndodh atje? Tani është bërë lista e zezë, se cila pranohet dhe cila jo nga LSI. Kjo është e vërteta. Ne në çdo kohë, edhe në mesnatë po të duan, ne i votojmë ligjet, por pazaret nuk kanë përfunduar dhe kjo është një halë tjetër që u ngeli në fyt atyre”, tha Berisha.
Ndersa ishte parathene se tre ligjet edhe ne mungese te 84 votave do te hidheshin per votim ne kete seance, nderhyrja e Kryeministrit beri qe ato te shtyhen, duke mbetur siç ai tha, ne krye te axhendes deri kur Parlamenti ka afatin final per t’u shperndare, 24 majin. Ndersa me heret kryetarja e Parlamentit beri te njejtin apel per miratimin e tre ligjeve, por asnje nga drejtuesit e larte te mazhorances nuk sqaroi nese jane gati te votojne ligjet me kushtet e opozites per rishikimin e tyre dhe hyrjen ne fuqi ne shtator.
“Zoti Rama, lejoji deputetët që të hyjnë dhe të votojnë tre ligjet”, tha Topalli.
Meta: Berisha kundër tre ligjeve
Kreu i LSI, Ilir Meta deklaroi se nuk është aspak serioze të mos miratohet kompromisi që është propozuar që është shumë i arsyeshëm, i cili ndihmon jo vetëm votimin e tre ligjeve brenda këtyre ditëve, por njëkohësisht edhe hyrjen e tyre në fuqi me fillimin e Parlamentit të ri.
“Çdo përpjekje për të mos kuptuar thelbin konstruktiv të propozimit tonë është vetëm një përpjekje për t’u arratisur nga përgjegjësitë që duhen marrë në këtë moment të rëndësishëm për të treguar një pjekuri dhe përgjegjëshmëri atdhetare dhe duke u ngritur mbi llogaritjet dh einteresat e nushta elektorale që nxit ankthi i 23 qershorit”, tha Meta.
Top Channel