Listat e deputetëve, Sequi: Më shumë gra në Parlament

06/05/2013 00:00

Teksa kanë mbetur vetëm pak orë nga shpallja e listave zyrtare për
kandidatë për deputetë për zgjedhjet e 23 qershorit, ambasadori i BE-së
në Tiranë, Ettore Sequi kërkon një pjesëmarrje më të madhe të grave në
Parlament.

Në një aktivitet të zhvilluar për barazinë gjinore, Sequi tha se nxitja dhe promovimi i grave në vendimmarrje është një kusht nga Bashkimi Europian.

“Është përgjegjësi të respektohen kuotat e pjesëmarrjes së grave në listat për deputetë. Gratë shqiptare e kanë pasur të drejtën e votës prej vitesh dhe kjo pavarësisht se shumë njerëz në Shqipëri mendonin se gratë do të krijonin probleme, nëse do të drejtonin Parlamentin”, tha Sequi.

Top Channel