Këshilltarët: Basha të hapë sallën e mbledhjeve

06/05/2013 00:00

Pas deklaratës së Bashkisë së Tiranes se ditën e premte nuk është
zhvilluar asnjë mbledhje zyrtare e Këshillit Bashkiak, në ambientet e
saj, si dhe pas deklaratës së Njazi Kosovrastit, se vazhdon te jete
kryetar i Këshillit edhe pse mazhoranca i përket të majtës, kanë reaguar
këshilltaret e majtë.

Sipas tyre, mbledhja e Keshillit Bashkiak do te thirret javen qe vjen, nga kryetari i saj Aldrin Dalipi.

“31 këshilltarë të Këshillit Bashkiak të Tiranës, i kërkojnë sot Lulzim Bashës dhe të ndjerit ish-kryetar të Këshillit Bashkiak Njazi, të dorëzoje çelësat dhe bravën e vjedhur natën e 2 majit. Luli po të dojë ta marrë Njaziun në shtëpi, por çelësat dhe bravat e vjedhura t’i lërë këtu. Sot salla e Këshillit Bashkiak mbahet peng nga Basha dhe Njazi Kosovrasti. I bëjmë thirrje të dorëzojë çelësat dhe bravën e vjedhur. Salla është hapësirë publike dhe është pronë e qytetarëve të Tiranës dhe jo e bashkisë së Tiranës dhe aq më shumë e Lulit. Këshilli Bashkiak do të mblidhet shumë shpejt, kryetari Aldrin Dalipi do të thërrasë këtë mbledhje në interes të qytetarëve të Tiranës”, tha Gent Gazheli, këshilltar i PS.

Nderkohe qe mbledhjet e Keshillit duket se do te mbahen peng per shkak se Keshilli vijon te kete dy kryetare,  deri ne zgjidhjen e kesaj ceshtje ne Gjykate, keshilltari i LSI-së Viron Bezhani deklaron se pertej konfliktit duhet te vleresohen interesat e qytetareve.

“Problemi është më i gjerë. Eshtë problemi i halleve që kanë njerëzit. Ju duhet të kuptoni që në cdo moment ka njerëz që kanë shumë probleme në Bashki, që presin zgjidhjen nga Këshilli Bashkiak dhe sa më shpejt të bëhet një gjë e tillë, aq më shumë është në të mirë të qytetarëve të Tiranës. Në Kombinat janë gjithë ata punonjës që janë sot pa marrë rrogat, duhet të mos harrojmë se janë gjithë ata njerëz që presin kreditë për shtëpi. Të gjitha këto presin një vendim nga Këshilli Bashkiak dhe unë uroj që ky problem të kalojë sa më shpejt”, tha Bezhani.

Sipas procedures, ligjshmeria e zhvilimit te mbledhjes se Keshilit bashkiak vetem me prezencen e keshilltareve te majte diten e premte dhe votimi i shkarkimit te Kosovrastiti dhe emerimi i Aldrin Dalipit,  verifikohetet nga prefekti i Tiranes. Por Prefekti Kruja, i cili i perket te djathtes, duket se do te ndjeke linjen Basha-  Kosovrasti per te zvarritur kthimin e pergjigjes.

Top Channel