Kenia burgos përjetë “spiunët” iranianë

06/05/2013 16:15

Dy shtetas iranianë u dënuan me burgim të përjetshëm nga një gjykatë keniane, pasi u shpallën fajtorë për akuza të lidhura me terrorizmin.

Ahmad Mohammed dhe Sayed Mousavi u shpallën fajtorë për zotërimin e eksplozivëve, të cilët sipas gjykatës, ata synonin t’i përdornin në një sulm.

”Në dhënien e këtij verdikti, duhet të kemi parasysh edhe shkallën e dëmit që mund të kishim parë”, deklaroi gjykatësi Kiarie Waweru Kiarie për “AFP”.

Sipas mediave vendase, të dy të dënuarit ishin agjentë që punonin me urdhër direkt të Teheranit, por qeveria iraniane mohon të ketë hartuar çfarëdo lloj plani që synon të godasë e të destabilizojë Kenian.

Malik Hussein Gizvad, ambasador i Iranit në Najrobi, tha se do të asistojë dy shtetasit dhe familjarët e tyre për mënyrën se si të apelojnë çështjen.

”Irani ka marrëdhënie të përzemërta tregëtare me Kenian. Ne e reespektojmë sistemin e tyre gjyqësor, por avokatët e përfshirë në këtë proces, këmbëngulin se nuk ka prova për fajësinë e shtetasve tanë”, tha Gizvad.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA