
Temperaturat e larta që shënojnë mbi 30 gradë celcius, e që nuk janë
aspak pranverore, prej dy javësh kanë hapur sezonin turistik, edhe pse
jo zyrtarisht.
Por kete jave, kapriçot e motit duket se do te stabilizohen. Meteorologet e Sherbimit Ushtarak parashikojnë temperatura më të ulëta dhe reshje shiu. Ky ndryshim pritet të nise gjatë pjesës së dyte të ditës së hënë dhe do te vazhdoje deri diten e enjte.
“Pjesa e dytë e të hënës do të sjellë masa ajrore më të freskëta dhe të paqëndrueshme. Keto masa do të sjellin reshje shiu dhe pjeserisht reshje me intensitet kryesor ne pjesën veri-perëndimore. Parashikohet një rënie prej 5 deri 6 gradësh”, thotë meteorologia Rezarta Xhakollari.
Por duhet se keto temperatura pranverore do te na shoqerojne gjate gjithe javes, ku reshjet e shiut do te jene me alternime.
Gjate kesaj fundjave qindra qytetare kane zgjedhur si vend pushimi bregdetin, pasi temperaturat kane qene tejet te larta.
Top Channel