Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban dënoi anti-semitizmin në Kongresin Boteror te Hebraikeve, në Budapest.
Ai pranoi se kjo fryme po rritet ne vend si pasoje e krizës ekonomike, por toleranca e Qeverisë së tij do të jete zero.
“Anti-semitizmi po rritet në të gjithë Europën dhe në Hungari po kështu. Situata është e veshtire. Kriza ekonomike ka tronditur Europen në zemër tësaj dhe menaxhimi i pasuksesshem i krizes nga udheheqesit europiane po shkakton zhgenjim te thelle dhe po konsumon shpresat e njerezve. Ne kete situate si kjo është e rëndësishme ta bejme te qarte: Anti-semitizmi është i papranueshëm dhe i patolerueshëm”, tha Orban.
Kongresi Boteror i Hebraikeve, qe i zhvillon zakonisht punimet e asamblese në Jeruzalem, kesaj here zgjodhi Budapestin- për të nënvizuar pikërisht anti-semitizmin si fenomen ne rritje ne Europe. Të shtunën, Partia e Ekstremit te Djathte “Jobbik” zhvilloi një proteste kundër mbajtjes së Kongresit Boteror te Hebraikeve.
Udheheqesit e kesaj force politike- ne menyre te rregullt- bejne deklarata anti-semite. Kryeministri Orban nuk foli për “Jobbik-un” qe renditet si forca e trete ne Parlament. Kongresi Boteror i Hebraikeve-përmes nje deklarate- tha se Orban nuk përballi problemin kryesor; kercenimin nga anti-semitet ne pergjithesi dhe ate nga Jobbik-u, ne vecanti. Per kete arsye, presidenti i ketij organizmi Ronald Lauder u shpreh i shqetesuar për sigurine e hebraikeve ne Hungari.
Top Channel