Gjermani, arrestohet kuzhinjeri i Aushvicit

06/05/2013 20:45

Një 93-vjeçar, dikur kuzhinier i kampit famëkeq të vdekjes në Aushvic u arrestua ditën e hënë në jug të Gjermanisë.

Hans Lipschis u arrestua në banesën e tij nga policia e Aalenit, pas provave “të qarta” të grumbulluara nga prokuroria, se ai kishte bashkëpunuar në vrasjen sistematike të hebrenjve.

Vetë i moshuari pranom se shërbeu në Aushvic si anëtar i forcave të zgjedhura naziste “SS”, por pretendon se shërbimet e vetme që kreu ishin në kuzhinë.

Aktualisht, emri i Lipschis figuron në vendin e katër të qendrës hebrehe “Simon Ëieësenthal”, për gjurmimin e nazistëve më të kërkuar ende në jetë.

Sipas kësaj qëndre, ai luajti një rol aktiv midis viteve 1941-45 dhe ishte i përfshirë direkt, në eliminimin e mijëra civilëve të pafajshëm, kryesisht hebrenj.

93-vjeçari është midis 50 anëtarëve të stafit të Aushvicit, që po rihetohen së fundmi nga autoritetet gjermane.

Aushvici ishte kampi më i madh i vdekjes në Gjermanisë Naziste dhe vendi ku u mbytën në gaz apo forma të tjera 1,1 milionë persona, shumica prej të cilëve hebrenj, gjatë Luftës së Dytë Botërore (1939-1945).

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA