Çertifikata e vdekjes së të dyshuarit të parë të atentatit të Bostonit, Tamerlan Tsarnaev, i cili ndërroi jetë më 19 prill pas një shkëmbimi zjarri me policinë, tregon se ai vdiq nga “plagët në trup dhe gjymtyrë” dhe “traumave të përhapura në kokë e gjymtyrë”, sipas pronarit të sallonit të funeralit, i cili mban aktualisht trupin e tij.
Peter Stefan, pronar i “Graham Putnam & Mahoney Funeral Parlos” në Worcester, Massachusetts, lexoi çertifikatën e vdekjen për CNN përmes telefonit, mbrëmjen e së premtes. Ai tha se ajo ende nuk është bërë e ditur për qytetin e Bostonit.
Akoma nuk janë përzgjedhur varrezat për Tsarnaev-in 26-vjeçar, shtoi Stefan. Ai tha se, nëse nuk do të mund të gjejë një ngastër varreze për të, atëherë planifikon t’i kërkojë qeverisë gjetjen e një varri. “Kushdo e meriton të varroset”, tha Stefan.
Xhaxhai i Tsarnaev-it, Ruslan Tsarni, kishte marrë trupin e të nipit, sipas zëdhënëses së familjes, Heda Saratova. Familja planifikon një autopsi të pavarur, përpara se ta varrosë trupin e tij diku në Massachusetts, tha ajo.
Top Channel