Aktivistët akuzojnë Qeverinë siriane për spastrim etnik në zonat
bregdetare të vendit. Janë të shumta video e publikuara prej tyre ku
shihen trupa te gjymtuar dhe të djegur të grave dhe fëmijëve, që besohet
se janë nga qyteti i Banijas.
Ata kanë raportuar dy masakra brenda dy ditëve në zonat bregdetare të Sirisë Qendrore. Sipas tyre, e para ndodhi në fshatin sunite te Al Baydas, qe ndodhet nën kontrollin e forcave qeveritare. Aty janë vrarë mbi 50 persona, disa prej tyre fëmijë dhe gra.
Te njejtat skena jane rregjistruar edhe në lagjen Ras Al Nabaa, te qytetit të Banijas. Korrespondenti i BBC-se në Liban, Xhim Muir tha se videot, origjina e te cilave nuk mund te verifikohet tregojne trupat e pergjakur, disa prej tyre te gjymtuar dhe te shkrumbuar.
Qindra familje raportohet se po largohen nga pjesa jugore e Banijas, iu drejtuan qytetit Tartus, por sipas aktivisteve u ndaluan atje. Në këto episode ekstreme dhune është përfshirë milicia pro-qeveritare, e njohur si shabiha.
Kohet e fundit, përpjekjet ndërkombetare jane perqendruar tek armet kimike në Siri. Presidenti amerikan, Barak Obama nenvizoi se perdorimi i tyre, nese do te vertetohet plotesisht, do te perbeje “vijën e kuqe”, por te premten, deklaroi se nuk parashikon dergimin e trupave në Siri.
Analistet thane se Shtetet e Bashkuara dhe aleatet po diskutojne disa masa; goditje nga ajri apo dhe caktimin e një zone ndalim-fluturimi, por Rusia, aleati i Sirise kundershton fuqimisht te tilla masa. Nderkohe, zyrtaret izraelite thane se avionet e tyre ushtarake kane kryer disa sulme ajrore ne Siri, duke vene ne shenjester armet qe po i jane derguar Hezbollahut ne Liban. Kjo eshte hera e dyte gjate ketij qe izraelitet ndermarrin goditje ajrore.
Top Channel