Gjykata Kushtetuese kalon në seancë gjyqësore çështjen “Mcgonigal” Partia Socialiste akuzoi sot Qeverinë dhe Kryeministrin Sali Berisha për dështim në sistemin arsimor në vend.
Kandidatja per deputetet, Mimoza Hafizi tha se gjate ketyre 8 viteve te qeverisjes, Berisha ka shfrytezuar per propogande institucionet arsimore dhe duke sajuar inagurime shkollash, ku ka perdorur te miturit per dekor dhe i ka detyruar ata te marin pjese ne mitingjet e Partise Demokratike.
“Nxënësit dhe mësuesit vihen në rresht dhe detyrohen të marrin pjesë në aktivitete politike apo të shkojnë në mitingjet e partisë familjare të Sali Berishës. Kjo sjellje diktatoriale shkon edhe më tej, duke i anëtarësuar mësuesit kolektivisht në PD, me detyrim e përcaktim për të ruajtur vendin e punës.Mësues e punonjës të drejtorive arsimore nëpër rrethe kanë plotësuar listat e anëtarësimeve të reja në radhët e Partisë Demokratike. Kjo ka ndodhur në Durrës, Fier, Elbasan, Shkodër apo Korçë.’T’ua dimë adresat studentëve, të dimë se ku do të jenë ata në datën 23 qershor’, – i tha kryetari i një partie pedagogëve të paguar nga taksat dhe me lekët e familjeve shqiptare. S’pati kurrfarë hezitimi të shpalosë përpara telekamerave format që duhej të ndiqnin pedagogët për të ndikuar tek vota e studentëve të tyre.Sali Berisha e ka shndërruar shkollën, universitetin shqiptar në një instrument elektoral nëpërmjet politizimit të dhunshëm të hapësirave të dijes”, tha Hafizi.
Top Channel