Kaliforni, zjarret pranverore rrezikojnë shtëpitë

04/05/2013 01:30

Më shumë se 3000 zjarrëfikëse po luftojnë me 6 vatra të mëdha zjarri në Kaliforni, ka bërë të ditur agjencia shtetërore kundër zjarreve.

Një nga vatrat më të përflakura ka detyruar mbylljen e Autostradës së Bregdetit Paqësor, për herë të dytë gjatë këtyre dy ditëve të fundit, me një shtrirje jashtë kufijve prej 30 miljesh.

Zjarri, i ashtuquajtur pranveror, ka arritur bregdetin veri-perëndimor të Los Angeles, duke rrezikuar mijëra shtëpi.

Ekipet e zjarrëfikësve janë përballur me më shumë se 680 vatra zjarri gjatë këtij viti, gati 200 të tilla më tepër se mesatarja e kësaj periudhe.

Zjarri pranveror, i cili nisi pranë Camarillo-s, ditën e enjte, ka shkatërruar më shumë se 12 shtëpi, ndërsa 4000 të tjera rrezikohen seriozisht. Asnjë i dëmtuar nuk është raportuar deri më tani.

Ditën e premte, një ndryshim në drejtimin e erës e spostoi zjarrin përmes shkretëtirës bregdetare drejt plazheve, më pas e tërhoqi me shpejtësi atë në brendësi të territorit, përmes kanioneve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA