Mbante pistoletë pa leje me vete, kush është i riu me të shkuar kriminale që u arrestua/ Në 2013 vrau bashkëmoshatarin në shkollë pas konfliktit mes tyre Vajrat e përdorura të cilat grumbullohen nga dhjetëra shoqëri në Shqipëri, përdoren edhe për ndërtimin e rrugëve.
Ekspertet e ndërtimit sqarojnë se këto vajra mund të përzihen me bitumin, i cili bashkë me materialin çakullor perdoret per shtresen veshese te rrugeve.
Cilesia e nje rruge varet nga lenda e materialit çakullor, bitumit dhe vendosjes se shtreses mbushese dhe asaj siperfaqesore. Nese ne perzierje hidhen sasi te medha vajrash te perdorura cilesia e rrugeve eshte shume e ulet.
“Grumbullimi i vajit të përdorur ul koston e prodhimit. Nuk përdorin naftë, sepse ka koston shumë të lartë, por përdorin vajin e djegur për çështje ekonomike, çështje kostoje. Ky është qëllimi që shoqëritë mbledhin vaj të përdorur. Dëmi është shumë i madh, pasi ndotja rritet jashtë mase. Prandaj ka qenë edhe ushtrimi i task forcës, që të gjithë shoqëritë aktualisht kanë marrë një leje, të rishikojnë procesin teknologjik”, thotë eksperti i Ministrisë së Mjedisit, Polikron Horeshka.
Nje pjese e madhe e kompanive qe merren me mbledhjen,grumbullimin e vajrave te perdorura duhet te kryejne edhe riciklimin e tyre. Deri me tani asnje shoqeri nuk e kryen riciklimin e ketij vaji te rrezikshem, i cili per shkak te kostos se ulet perdoret per qellime te tjera nga bizneset, te cilat nuk jane konform ligjit dhe te janë mjaft të dëmshëm për shendetin e njerezve.
Top Channel