Një tren që transportonte substanca kimike, i nisur nga Gjermania në Holandë, doli nga shinat dhe shpërtheu në flakë, në afërsi të fshatit Shelebele në veri të Belgjikës. Të paktën dy persona humbën jetën dhe 14 të tjerë u plagosën.
Një video amatore tregon flakët dhe shtëllungat e tymit që ngriheshin në qiell.
Ngjarja ndodhi rreth orës 2 të mëngjesit, mes qytetit Shelebele dhe Vetern. Zjarri solli për pasojë shpërthimin e tre prej 12 vagonëve. Kjo detyroi autoritetet belge të shpërngulin të paktën 300 banorë, që ndodheshin pranë zonës ku ndodhi aksidenti.
Shkaqet e këtij aksidenti nuk janë mësuar ende, por raportohet se treni i mallrave po lëvizte me shpejtësi të lartë. Autoritetet thanë se nuk ekziston ndonjë rrezik për shëndetin publik, pavarësisht se në njërin prej vagonëve kishte cianur.
Top Channel