Agjentët e FBI, shpjegime nga gruaja e Tsarnaev

04/05/2013 00:00

Shumë amerikanë bëjnë të njëjtën pyetje, njesoj si agjentet e FBI-se: Si
ka mundur Katherin Rassel te mos kuptoje qe i shoqi Tamerlan Tsarnaev
përgatiste bomba, të cilat u vendosën në vijën e finishit të maratonës
së Bostonit, ku humbën jetën 3 persona dhe u plagosën mbi 260 të tjerë.

Kjo pyetje përforcohet, orët e fundit. Agjentët kanë zbuluar gjurme eksplozivi në shtepine, ku ajo jetonte me 26 vjecarin dhe të bijën. Ato u zbuluan mbi tavolinën e kuzhinës, në lavaman dhe në banjon e shtëpisë. FBI kërkon shpjegime nga Katherin, e cila ka rreshtur së bashkëpunuari.

Prej ditesh, hetuesit amerikane jane perqendruar tek Kethrin Rasell, e cila sipas tyre di me shume nga cfare ka deklaruar ne fillim. Tre jane pikat e dyshimit qe  ajo nuk ka kuptuar se i shoqi ka perqafuar idete ekstremiste, nuk ka pyetur se cfare ka bere Tamerlan ne Dagestan per gjashte muaj, apo si kane mundur te sjellin ne shtepi ene kuzhine, fishekzjarre apo lende te tjera?

Avokati i saj shpjegon se Kethrin shperfillte te dinte cfare ndodhte ne shtepi, sepse ishte ajo qe punonte dhe fitonte mbi 1200 dollare, ndersa i shoqi qendronte me te bijen tre vjecare. Krijimi i bombave artizanale është një fenomen i njohur për terroristet qe veprojne ne perendim. Dy vellezerit me origjine cecen kane ndjekur informacionet e shkruara ne revisten xhihadiste, qe publikohej online “Inspire”.

Zhvillimet investigative jane gershetuar me ato qe lidhen me funeralin e atentatorit. Trupi i tij u mor nga një agjensi funerale, por, deri tani, asnje agjensi nuk u ofron varr per te. Madje edhe imami i xhamise, ku i riu shkonte te lutej ka qendruar larg kesaj historie. Raporti i mjekut ligjor në shtetit e Masaçusetsit raportoi se Tamerlan Tsarnaev, i dyshuar për shpërthimet e Bostonit, vdiq nga plagët e marra në trup dhe në gjymtyrë si dhe nga trauma ekstreme.  

Dokumenti, i parë nga gazetarët të premten, thotë gjithashtu se i dyshuari u qëllua nga policia dhe u shtyp nga një makinë që e tërhoqi trupin zvarrë.Vëllai i tij është nën arrest dhe është akuzuar për përdorimin e armëve të shkatërrimit në masë.

Top Channel