Vlorë, pranga tre personave për trafik droge

03/05/2013 00:00

Tre persona janë arrestuar nga policia e Vlorës pas një hetimi një vjeçar.

Ata akuzohen per trafikim te narkotikeve, pas kapjes se nje sasie droge policia nisi operacionin Laguna dhe jo coi ne pranga shtetasit  Bexhet Selam Alliaj, vjec 43 i arrestuar disa herë për disa krime të rënda, Dritan Marko Kaçani, vjec 42 lindur ne Fier dhe banues në Zvërnec, Shpëtim Novrus Shehu, vjec 22 banues në fshatin Zvernec të Rrethit, Vlorë.

Ata jane nen akuze se ne harkun e nje viti jane perfshire ne aktivitet kriminale. Sipas policise ata jane pergjegjes per nje sasi prej nje ton e 600 kilogramë mariuane qe kane tentuar ta trafikojne ne Itali. Droga ka nje vlere prej 10 milione eurove.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA