Më shumë se 900 persona u arrestuan të premten në të gjithë Kinën, për shitjen e mishit të rremë ose jashtë parametrave të konsumimit.
Zyrtarët informuan se zbuluan 400 raste të tregëtimit të një mishi tjetër nga ai i raportuari, ndërsa 20 mijë tonë mish u sekuestruan.
Në disa raste, si mish deleje u zbulua se shitej mish dhelpre, rrëqebulli ose miu, i mbushur me kimikate të rrezikshme për shëndetin.
Ky aksion mbarëkombëtar është i fundit në një seri aksionesh që synojnë të garantojnë sigurinë ushqimore në Kinë.
Arrestimet vijnë vetëm një ditë pasi persona humbën jetën si pasojë e konsumimit të një jogurti të skaduar.
Siguria ushqimore mbetet një prej shqetësimeve kryesore të publikut kinez, që prej zbulimit të një substance potencialisht helmuese në qumësht një vit më parë.
Qumështi në fjalë ishte konsumuar gjerësisht në kopështe e shkollat fillore, ndërsa në qendër të skandalit janë vendosur edhe kompanitë farmaceutike, për prodhimin e antibiotikëve nga përbërës të marrë prej vajit të përdorur nga restorantet.
Top Channel