Kerry, thirrje qeverive në botë
03/05/2013 22:50
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, në ditën botërore të lirisë së shtypit, u bëri thirrje qeverive në mbarë botën, të krijojnë një mjedis, ku gazetarët të mund të veprojnë lirisht, të pavarur dhe pa frikë.
Kerri bëri thirrje përmes një deklarate, që të lirohen të gjithë gazetarët e burgosur, kudo qofshin ata.
Sekretari i Shtetit tha se, në shumë vende, ata, që përpiqen të ushtrojnë lirinë e tyre të shprehjes, përballen me shtypjen dhe kërcënimet, që nga aktakuza, e deri te burgosja apo vdekja.
Në fillim të javës, organizata “Freedom House” publikoi raportin për lirinë e shtypit gjatë vitit të kaluar, ku thuhej se ka patur një rënie të lirisë së shtypit në shkallë botërore.
Top Channel