U përshëndet si hap gjigant përpara për integrimin racor në një vend që
nuk e ka pasur të lehtë shtimin e shtresës së emigrantëve.
Por caktimi i Cecile Kyenges si e para ministre kabineti me ngjyre e Italise, ekspozoi nje problem te shemtuar te vendit, i cili ngre krye vazhdimisht me tallje raciste dhe komente politikanesh me tendena te qarta ksenofobie.
Megjithate, tani kjo çeshtje ka prekur zemren e jetes politike te vendit. Pas akuzave per racizëm në faqe interneti të ekstremit të djathtë, ku thuhet se janë bërë komente ofenduese ndaj ministres ne fjale, Qeveria e Enrico Letta-s urdheroi nisjen e nje procesi hetimor.
Kabineti i ri italian bëri betimin të dielën dhe Kyenge mori postin e ministres së Integrimit. 48-vjeçarja është me origjinë nga Republika Demokratike e Kongos dhe u vendos në Itali tre dekada më parë. Kyenge ka tashmë shtetësinë italiane, është e martuar me një italian me të cilin ka dy fëmijë.
Por faqe elektronike të ekstremit të djathtë kanë vendosur një numër komentesh ofenduese kundër anëtares së parë me ngjyrë në kabinet. Në një prej tyre, ministrja pershkruhej si “majmuni kongolez”.
Komente të tilla denigruese nuk janë shfaqur vetëm në internet. Gjatë një interviste radiofonike, politikani italian Mario Borghezio i Ligës Veriore, duke folur për ekzekutivin e ri përdori frazën “qeveria bonga bonga” dhe tha se afrikanët nuk kanë treguar material të mirë gjenetik.
Jo me kot Enrico Letta zgjodhi to jepte Kyenges portofolin e Ministrise se Integrimit ne qeverine hibride te qendres se majte e qendres se djathte. Ne fjalimin e tij inaugurues, Kryeministrit e pershkroi caktimin e saj “si nje koncept te ri mbi kufizimin e barrierave”, i cili i hap rrugen shpreses dhe zbeh limitet e pakapercyeshme per te ngritur ura bashkimi mes komuniteteve te ndryshme.
Top Channel