Amerikani i burgosur në Kore

03/05/2013 01:05

Shtetet e Bashkuara i bënë thirrje Koresë së Veriut të lirojnë menjëherë
shtetasin amerikan, të dënuar me 15 vjet punë të detyrueshme për krimet
kundër qeverisë së Penjanit.

44-vjeçari Pae Jun-ho, që njihet në SHBA si Kenet Bae, u arrestua në nëntor të vitit të kaluar, pasi hyri në Korenë e Veriut si turist.

Media koreano-veriore raportoi javën e kaluar, se Pae kishte pranuar akuzën e krimeve kundër Penjanit, përfshirë edhe tentativën për të rrëzuar qeverinë.

Dënimi vjen në kohën e shtimit të tensioneve mes Shteteve të Bashkuara dhe vendit komunist, pas testit të tretë bërthamor të Penjanit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA