Parlamenti, konsensus dhe debat

02/05/2013 20:05

Një seance potencialisht e fundit e kësaj legjislature, Parlamenti ka miratuar nismat e fundit ligjore.  Legalizimin e ndërtimeve pa leje, të ndertuara pas vitit 2006, ishte propozimi ligjor që u miratua pa asnje debat nga te dyja palet dhe qe parashikon legalizimin e mbi 80 mije te tilla, në prag të fushatës elektorale.

Socialistet, ndërkaq kundështuan ashper rivendosjen e TVSH për imputetet bujqesore, ndryshim ligjor që mazhoranca e solli në Kuvend vetëm pak javë pasi miratoi bashkë me opoziten heqjen e saj.

Për Arben Malajn, ndryshimet ligjore që kapin shifrën rekord, plot 86 herë nga kjo mazhorancë, tregojne jo vetëm çorodinë e saj, por po çorodisin edhe fermerët.

”Ju vini këtu për të ndryshuar një ligj që e miratuar përpara 18 ditësh dhe doni ta paraqisni si një sukses, sikur janë idetë që vijnë nga bashkëbisedimet me fermerët që imponojnë ndryshimet tuaja, por përpara zgjedhjeve, vetëm sa po e varfëroni edhe më shumë këtë shtresë”, akuzoi socialisti Malaj.

Ministri Bode se tha rimbursimi i TVSH-së për inputet bujqësore eshte skema me e mire qe perfitimet ti shkojne direkt fermerit dhe jo subjektit tregtar, por opozita ngriti pikepyetjet e medha te funksionimit te skemes se rimbursimit ne kushtet kur fermeret nuk jane te regjistruar.

”Propozimi që ju këmbëngulni është propozimi model i republikave të bananave, që kujdeseni vetëm për segmentin tregtar dhe sektorin tregtar, e politika e ndryshimt të taksave synon të vrasë sektorin prodhues”, tha Bode.

Nga ana e saj, deputetja Kodheli shtroi pyetjen: “Si do të mund të përfitohet kompensimi për TVSH, kur këto subjekte nuk janë të regjistruara si objekte tatim-paguese. Çfarë formule do të ndiqni, kur skema e rimbursimit nuk funksionon?”.

PD e PS bashkuan votat per miratimin e kodit penal, ku parashikohet ashpersimi i denimeve per krimet brenda familjes, ndaj grave dhe femijeve.

Me apelin e perseritur te kreut te kuvendit per miratimin e tre ligjeve te njohura si te integrimit, dhe repliken e Gramoz Ruçit se pergjegjsia per to i takon mazhorances, kjo legjislature u mbyll me kete shkrepjen e kesaj fotoje ku thirrjes se Topallit per t’u fiksuar ne arkiven e Kuvendit nuk iu pergjigjen deputetet e opozites, tregues i konflikteve te thella ne keto kater vjet.

Megjithate parlamenti nuk eshte shperndare ende. Afati ligjor maksimal eshte 24 maji dhe ne kushtet kur eshte duke funksionuar nje komision hetimor dhe shpreses per gjetjen e nje zgjidhjeje per vendet vakante ne KQZ,  ai mund te mblidhet serish ne seance.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA