OBSH, në alarm nga virusi saudit

02/05/2013 15:15

Organizata Botërore e Shëndetësisë dha alarmin ditën e enjte për një virus të ngjashëm me Sarsin, i cili po përhapet me shpejtësi në Arabinë Saudite.

Sipas të dhënave zyrtare, të paktën pesë persona kanë vdekur nga virusi, i cili shoqërohet me një përkeqësim dramatik të gjendjes shëndetësore të të infektuarit, ndërsa dy të tjerë janë në gjendje të rëndë në spital.

Të shtatë rastet janë regjistruar në krahinën e al-Ahsës, në lindje të vendit, informoi Agjensia Saudite e Lajmeve.

Aktualisht, autoritetet shëndetësore vendase dhe OBSH janë duke hetuar burimin e mundshëm të përhapjes së këtij virusi të rrezikshëm.

Virusi në fjalë shkakton në shumicën e rasteve pneumoni akute dhe disa herë edhe kolaps të veshkave, që përbëjnë kryesisht shkakun kryesor të vdekjes prej sëmundjes.

Kërkuesit shkencorë e kanë renditur atë në të njëjtën familje me virusin famëkeq “Sars”, i cili goditi Azinë në vitin 2003, duke shkaktuar panik ndërkombëtar dhe qindra viktima.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA