Ekonomia dhe emigracioni, Obama në Meksikë

02/05/2013 15:25

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, udhëtoi ditën e enjte në Meksikë, ku do të zhvillojë bisedime të përqendruara tek trëgtia dypalëshe dhe emigracioni.

Meksika është partneri i tretë më i madh tregtar i SHBA-së dhe presidenti është përqendruar në mënyrën e krijimit të vendeve të reja të punës në të dy shtetet, nëpërmjet reformave të caktuara ekonomike që mund të zbatohen.

Në takimin e tij, Obama do të takohet me homologun meksikan, Enrique Pena Nieto dhe disa zyrtare te tjere te larte meksikane.

Reforma e planifikuar e emigracionit të presidentit Obama pritet të vendoset gjithashtu në qendër të bisedimeve, ashtu si edhe lufta aktuale që autoritetet meksikane po realizojnë me kartelet tepër të fuqishme të drogës në vend.

Gjatë vizitës tre ditore, Obama do të ndalojë edhe në Kosta Rika.

Kjo është hera e dytë që Nieto do të takohet me Obamën, pasi për herë të parë ai u ftua në Shtëpinë e Bardhë përpara se të betohej në datën 1 dhjetor 2012.

Për ekspertët, përbën interes fakti se për herë të parë në disa vite, debati midis dy shteteve do të përqendrohet në marrëdhëniet ekonomike e jo në gjendjen e rendit e luftën ndaj krimit të organizuar, që ka qenë në krye të axhendës së Uashingtonit në dekadën e fundit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA