Disa dhjetëra persona, përfshirë disa deputetë të opozitës u arrestuan ditën e enjte në shtetin e Çadit, në Afrikën Qendrore, pas një grushti të dështuar shteti.
Në një deklaratë të autoriteteve shkruhej se grupi i “puçistëve” kishte përpunuar prej muajsh një plan për rrëzimin e qeverisë.
Një prej shteteve më të varfëra të botës, ish-kolonia franceze e Çadit ka përjetuar trazira dhe paqëndrueshmëri politike të vazhdueshme në dekadat e fundit.
Presidenti aktual, Idriss Deby, për vete u ngjit në pushtet nëpërmjet një grushti shteti në vitin 1990.
Çadi, kufi me Malin, është një vend me një rëndësi të veçantë strategjike dhe kyç për sigurinë në të gjithë Afrikën Qëndrore.
Një shtet me përmasa sa dyfishi i Francës dhe 10,3 milionë banorë, Çadi ka një mesatare të të ardhura për frymë për banorë prej 800 dollarësh në vit (70 në muaj) dhe një jetëgjatësi mesatare prej 45 vitesh për meshkujt e 48 për femrat.
Top Channel