Benedikti XVI u rikthye pasditen e së enjtes në Vatikan, dy muaj pasi u shndërrua në Papën e parë që jepte dorëheqjen nga pozicioni i tij në më shumë se 600 vjet.
86-vjeçari mbërriti me helikopter nga Kështjella Gandolfo, në periferi të Romës, brenda Vatikanit, ku do të vazhdojë të jetojë në një rezidencë të përhershme.
I përshëndetur nga Papa Françesku në mbërritjen e tij, Benedikti XVI u shoqërua me makinë në distancën e shkurtër deri në hyrjen e banesës së tij të re.
Për herë të fundit, Benedikti XVI ishte parë në publik në datën 23 mars dhe që prej atëherë kanë qarkulluar spekulime të shumta për gjendjen e tij shëndetësore.
Një zëdhënës i Vatikanit mohoi gjatë ditës së Ratzinger vuan nga ndonjë patologji e re apo se gjendja e tij është përkeqësuar, por korrespodentë të shtypit italianë, të pranishëm në mbërritjen e Benediktit XVI, thanë se 86-vjeçari dukej më i dobët se në dorëzimin e funksioneve, në datën 1 mars.
Top Channel