Virusi kinez, kërcënim serioz

01/05/2013 20:20

Rënia e një varianti të ri të gripit të shpendëve në Kinë përbën një kërcënim serioz për shëndetin e njeriut, por është ende shpejt për të parashikuar se sa ai do të përhapet.

Kështu kanë deklaruar një grup ekspertësh. Nga 126 persona që dihen se janë infektuar deri tani, 24 prej tyre kanë vdekur, ndërsa shumë të tjerë janë të shtruar rëndë në spital.

Gjithësesi, virusi H7N9 nuk ka qenë ende në gjendje të përhapej mes njerëzve, gjë që kufizon kërcënimin e tij global.

Kërcënimi duhet të trajtohet me qetësi, por seriozisht, kanë paralajmëruar studiuesit, të cilët janë të shqetësuar për ritmin e përhapjes së virusit dhe efektin e tij.

Kjo, pasi ka pasur një numër të lartë infektimesh që nga konstatimi i rastit të parë në muajin prill. Profesor John McCauley, drejtor i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, thotë: “Është e vështirë të verifikosh shifrat”.

Infeksioni nga virusi shkakton probleme serioze pneumonike, helmim të gjakut dhe madje ndalon organet së funksionuari.

“OBSH e konsideron virusin një kërcënim serioz, por në këtë fazë ne ende nuk e dimë nëse do të përcillet nga njeriu tek njeriu”, ka shtuar profesor McCuley.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA