Numri i personave te vdekur nga shembur e nje fabrike ne periferite e kryeqytetit te Bangladeshit, Daka, kaperceu 400.
Te njejtet zyrtare qe dhane lajmin, pohuan se jane edhe 149 vete te cilet konsiderohen te zhdukur. Mijera vete marshuan ne Daka me rastin e dites se nje majit dhe kerkuan denimin me vdekje per pronaret e fabrikes.
Rana Plaza u shemb te merkuren ne ate qe cilesohet si fatkeqesia me e madhe industriale e vendit. Pronaret Mabubur Tapash and Balzul Adnan dyshohet se e kane detyruar stafin te punoje ne godinen 8 kateshe duke injoruar paralajmerimet per krisje te mureve.
Rreth 3.000 vete besohet se ndodheshin aty ne momentin e rrezimit. E gjithe ndertesa u kthye ne nje masiv prej 600 tone inertesh, 350 tone nga te cilat jane pastruar tashme. Ne protesten e organizuar ne kryeqytet moren pjese mijera persona qe kerkone ndeshkim ekzemplar te pronareve dhe permiresimin e kushteve tmerresisht te dobeta te sigurisë teknike në këtë sektor.
Perfaqesues te kompanive te medha blerese te vjeshjeve, nje pjese e te cileve jane perballur me kritika te ashpra ne vendet e tyre per faktin se kane bere shume pak ne drejtim te sigurise se punonjesve, u takuan te henen me zyrtare te kesaj industrie dhe u pajtuan me krijimin e nje paneli te perbashket i cili te dale me nje plan te ri sigurie.
Top Channel