Presidenti i Sirisë, Bashar Al Asad u shfaq pas shumë kohësh në publik për të vizituar një stacion energjitik në Damask, në ditën e punëtoreve. Të paktën 50 persona humbën jetën të mërkuren pasi avionët ushtarakë vunë në shënjestër zona të Damaskut dhe Alepit.
Udhëheqësi i Hezbollahut, Sajed Hasan Nasrallah, deklaroi të martën se aleatët e Sirisë në rajon nuk do të lejojnë që ky vend të bjerë në duar të gabuara.
“Ka miq të vërtete për Sirine në të gjithë rajonin. Ata nuk do te lejojne qe Siria te bjere ne duart e Amerikaneve, Izraeliteve apo ekstremisteve sunite”, tha ai.
Nasrallah la të kuptohet se grupi ndodhet brenda territorit te Sirise duke pranuar edhe te vrare ne radhet e tij. Gjate fjalimit te tij, nga nje vend i panjohur, Nasrallah foli per gatishmerine për të marre pjese ne konflikt nëse situate përshkallëzohet.
Asad po perballet me nje kryengritje te forte kunder regjimit te tij e cila ka marre permasat e nje lufte civile, ku shumica sunite eshte vene perballe alaviteve, sektit ku ben pjese edhe familja Asad.
Lufta qe deri me sot numeron mbi 70 mije te vrare ka shtuar tensionet ne te gjithe rajonin. Mediat raportuan per luftimet mes militanteve shiite te mbeshtetur nga Hezbollah dhe kryengritesve siriane ne fshatrat, qe ndodhen ne kufirin mes dy vendeve, cka sipas analisteve mund ta terheqe Libanin ne konfliktin qe vazhdon prej dy vjetesh ne Siri.
Nasrallah e mbylli fjalimin duke iu drejtuar kryengritesve:“Po ju them ju kryengrites siriane se nuk do te arrini ta merrni Damaskun dhe as te rrezoni regjimin”.
Top Channel