Pas javësh të tëra retorikë të egër, lëvizjesh ushtarake e kërcënimesh
të hedhura në drejtim të Shteteve të Bashkuara e Koresë së Jugut, Koreja
e Veriut ka ulur tonin e duket se po frenon tensionet.
Frika se Kim Jong Un mund te testoje nje rakete me rreze te gjate veprimi eshte zbehur disi ndersa Peniani ka nxjerre edhe nje liste kushtesh per dialog.
Ne kembim te kthimit ne tryezen e bisedimeve, vendi komunist pretendon heqjen e sanksioneve te OKB-se, fundin e stervitjeve te pervitshme mes forcave amerikane dhe atrye koreano-jugore, terheqjen e avioneve amerikane me kapacitet nuklear nga rajoni dhe ndalimin e kritikave ndaj Penianit.
Ne liste eshte edhe nje kerkese per apologjine e Seulit qe ka ofenduar lidershipin koreano-verior. Deri pak jave perpara, situata ne gadishullin korean rrezikonte te pershkallezohej ne shperthimin e nje lufte. Tani, Peniani duket i zbutur. Çfare ndodhi? Ekspertet mendojne se eshte nje lloj sjelljeje tipike e veriut komunist, ne te cilen, spiralja e akuzave dhe provokimeve, perfshire testet me raketa e ato berthamore, ndodh rendom te pasohet nga nje periudhe qetesie kur regjimi ben prapa e pret te shperblehet per faktin qe po terhiqet.
Per me teper, manovrat e perbashketa ushtarake amerikano-koreano jugore, nje nga shkaqet kryesore te ankthit te Penianit, perfunduan diten e marte. Nuk perjashtohet sidoqofte mundesia qe rruga e pajtimit koreano-verior te kaloje nga Pekini.
Gjate udhetimit ne Azi nje muaj me pare, Sekretari Amerikan i Shtetit John Kerry i dha rendesi te madhe rolit te Kines ne perpjekjet per te frenuar vendin komunist. ‘Pekini ka qene deri diku ngurrues kur vinte fjala tek vendosja e Penianit nen presion, por ne kete rast, nuk pati ndoshta shume mundesi zgjedhjeje’, thote CNN. Kerry e beri te qarte se po te mos luante rol ne frenimin e vrullit te korese se veriut, shtimi i pranise ushtarake amerikane ne rajon do te vazhdonte. Peniani mbetet megjithate i paparashikueshem ne syte e zyrtareve amerikane. Koreja e Veriut mund te vazhdoje me kete qetesi per muaj te tere, thote nje prej tyre, por mund te ndodhe gjithashtu qe te vendose te kryeje nje test me raketa qe neser.
Top Channel