PD dhe PDL në Itali ranë dakort për formimin e qeverisë së re pas javësh të tëra bisedimesh të ethshme duke i dhënë fund mungesës së kabinetit pas zgjedhjeve të 24 dhe 25 shkurtit.
Një prej kërkesave të shumta të Berlusconi-t, që udhëheq PDL-në, ishte edhe ajo për përfshirjen në kabinetin qeveritar që udhëhiqet nga Enrico Letta të sa më shumë femrave. U tha u bë dhe qeveria Letta hyri në histori si qeveria që ka në përbërjen e saj më shumë femra se të gjitha paraardhëset e saj.
Njëra prej tyre është Nunzia De Girolamo që mban postin e Ministres së Agrikulturës dhe Pyjeve. Pas Dhomës së Ulët, 37-vjeçarja, anëtare aktive e PDL-së, mori votëbesimin e Senatit dhe bekimin e Berlusconi-t.
Ky i fundit në shenjë gëzimi për emërimin e saj, zgjedh të kryejë një gjest prej “Kavaljeri”…i puth dorën.
Top Channel