Indi, ndërron jetë 5-vjeçarja e përdhunuar

01/05/2013 04:20

Një 5-vjeçare ndërroi jetë në Indi, vetëm 2 javë pasi u përdhunua në shtetin qëndror të Madhya Pradesh.

Vajza ndërroi jetë mbrëmjen e së hënës, njoftuan burime nga spitali në Nagpur, ku ajo ishte shtruar për kurim. Të paktën 1 person është arrestuar në lidhje me këtë sulm.

Ky rast është i fundit i një serie ngjarjesh të ngjashme. Në fillim të këtij muaji, rrëmbimi dhe përdhunimi i një tjetër 5-vjeçareje në Delhi shkaktoi protesta.

Ajo raportohet se po rikuperohet me ritme të ngadalta, pasi u mor peng, u përdhunua, u torturua dhe u braktis në një dhomë të mbyllur, për më shumë se 48 orë, e cila u shpëtua kur fqinjët dëgjuan të qarat e saj. Dy persona janë arrestuar në lidhje me këtë incident.

Vajza minorene e përdhunuar në Madhya Pradesh u gjet pa ndjenja, në një fermë më 18 prill, dhe u dërgua fillimisht në një spital lokal përpara se të dërgohej me avion në Nagpur 2 ditë më pas, në shtetin fqinj të Maharashtra-s.

“Ajo ndërroi jetë nga një arrest kardiak më 19:45 të ditës së hënë”, njoftoi spitali për agjencinë e lajmeve AFP. “Ne u përpoqëm me të gjitha mundësitë, por kushtet e saj u përkeqësuan dje dhe presioni i gjakut iu ul. Ajo nuk arriti të reagonte ndaj mjekimeve”.

Çështja e dhunës seksuale ndaj grave dhe vajzave është kthyer në një problem alarmant, që prej pengmarrjes dhe dhunimit të një studenteje në një autobus në Delhi, dhjetorin e kaluar, që shkaktoi protesta në mbarë vendin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA