Hezbollah premton ndihmë për Sirinë

01/05/2013 04:45

Kreu i grupit militant libanez, Hezbollah, është shprehur se Siria ka miq realë, të cilët nuk do ta lejojnë të bjerë në duart e SHBA-ve, Izraelit apo radikalëve islamik.

Hassan Nasrallah tha se opozita siriane është shumë e dobët për të rrëzuar regjimin ushtarak të Bashar al-Assad. Ai foli gjatë një transmetimi në televizionin al-Manar të Hezbollahut.

Kjo deklaratë, sipas analistëve, konfirmon në heshtje përfshirjen e grupit militant në luftimet e Sirisë fqinje.

Opozita siriane ka deklaruar prej kohësh se lëvizja Shia, e mbështetur nga iranianët, ka furnizuar luftëtarët e regjimit të Assad-it, një mbështetës kyç i Hezbollahut.

“Një numër i madh i rebelëve ishin përgatitur të pushtonin fshatra të banuara nga libanezë… kështu që ishte normale t’i ofronim çdo ndihmë të mundshme dhe të nevojshme ushtrisë siriane”, citohet të ketë thënë Nasrallah, nga agjencia e lajmeve AFP.

Lideri i Hezbollah tha se nuk kishte fshehur kurrë numrin e martirëve të tij, por se raportet, për një numër të madh të luftëtarëve të vrarë nga ata, ishin thjesht gënjeshtra.

Ai paralajmëroi gjithashtu se nëse tempulli i shenjtë “Shia”, i emëruar nga Sayida Zeinab, mbesë e Profetit Muhamed, do të shkatërrohej në jug të Damaskut, atëherë do të ndizej një ndjenjë hakmarrjeje, që mund të dilte jashtë kontrollit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA