Afganistan, vriten 3 ushtarë britanikë
01/05/2013 08:00
Tre ushtarë britanikë humbën jetën të martën në Afganistan pasi makina e tyre u godit nga një bombë e vendosur në anë të rrugës. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Helmandit.
Ushtarët po udhëtonin me një automjet ushtarak kur ndodhi shpërthimi.
BBC bën të ditur se tre ushtarët fatkeqë u evakuuan me helikopter nga vendi i shpërthimit dhe u dërguan në spital, por jetët e tyre nuk mund të shpëtoheshin.
Me viktimat e djeshme, numri i personelit britanik që ka humbur jetën në Afganistan shkon në 444. Vetëm gjatë këtij viti kanë vdekur 6 ushtarë.
Top Channel