1 Maji, protesta dhe përleshje

01/05/2013 00:00

Në ditën e tyre më të rëndësishme, mijëra punëtorë në botë kanë dalë në
tubime e marshime protestë kundër padrejtesisë dhe në mbrojtje të të
drejtave të tyre.

Koalicioni per te drejtat e punetoreve dhe emigranteve ne New York ishte organizues i marshimit te 12-te te pervitshem te kesaj dite, ndersa levizja “zaptimi i Wall Street-it”  beri thirrje per demonstrata solidariteti me sindikaten e punonjesve te transportit. Ne te dy eventet behet thirrje per reformen e sistemit te emigracionit qe eshte pro-punetorit te thjeshte, ndersa kerkohet gjithashtu edhe fundi i deportimeve.

Turqi, përleshje gjatë një tubimi

1 maji erdhi me perleshje ne Turqi. Policia ne qytetin te madhe te vendit, Stamboll u detyrua te perdorte gazin lotsjelles per te shperndare turmen e njerzve te mbledhur ne sheshin ‘Taksim’.

Autoritetet lokale i kishin ndaluar tubimet ne kete shesh per festimet e 1 Majit, e pjesa me e madhe e rrjetit te transportit publik ne qytet, eshte mbyllur. Gazit lotsjelles dhe pompave te ujit, protestuesit iu pergjigjen me bresheri guresh mbi forcat e rendit.

Separatiste te majte e kurde jane perleshur rregullisht me policine gjate demonstratave ne Turqi dhe tubimet e 1 Majit kane marre shpeshhere kthese te dhunshme ne te kaluaren. Sheshi “Taksim” eshte mbyllur per marshimet e punetoreve pasi vrasjes se 37 veteve nga nje person i armatosur 1 Majin e vitit 1977. Tubime u organizuan sot edhe ne Korene e Jugut, ku protestuesit kerkuan kushte me te mira pune.

Kushte me te mira pune dhe rroga me te larta kerkuan punetoret ne Kamboxhia, qe paguhen aktualisht nga 80 deri ne 150 dollare e muaj. Marshime per me shume te drejta pati edhe ne Indonezi e Filipine ku u be thirrje edhe per fundin e kontratave jofavorizuese te punes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA