Siri, shpërthim në zonën e ministrive

30/04/2013 15:50

Tensionet janë rikthyer me një shpërthim të fuqishëm në kryeqytetin sirian, Damask, shpërthim që i kushtoi jetën të paktën 13 personave.

Qetesia disa-javore u lëkund fillimisht të henen, nga një sulm me autobombe ndaj makinës së kryeministrit Wael Al Halqi, që i mbijetoi atentatit.

Episodi i sotem, i pasuar nga disa të shtëna sporadike, riktheu frikën në kryeqendren e Sirise, duke marrë në shënjestër një zonë shumë pranë nderteses së Ministrisë së Brendshme, një hoteli dhe një qendre tregtare.

Për momentin, nuk eshte e qarte se cili ishte saktesisht objektivi i sulmit, por edhe ne kete rast, sipas “Observatorit Sirian per te Drejtat e Njeriut”, shperthimi u shkaktua nga nje makine-bombe.

Grupi aktivist me seli ne Londer denoncon shkeljet e ketyre te drejtave nga te dyja palet ne konflikt permes nje rrjeti te gjere kontaktesh anembane Sirise.

Ai vlereson se marsi ishte muaji me i pergjakshem qe nga fillimi i rebelimit kunder qeverise se Assadit; 6.000 vete jane vrare pergjate tij dhe nje e treta ishin civile.

Forcat qeveritare dhe rebelet luftojne prej muajsh brenda Damaskut dhe ne zonat perreth tij, por asnjeri prej tyre nuk ka arritur te krijoje epersi mbi tjetrin.

Nga perllogaritjet e OKB-se, qe prej marsit te vitit 2011 kur filloi revolta, ne Siri kane gjetur vdekjen me shume se 70.000 vete.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA