Rrëzohet avioni amerikan
30/04/2013 00:00
Një avion amerikan mallrash u rrëzua në bazën e Bagramit në Afganistan, e për pasojë humbën jetën shtatë pjesëtarët e ekuipazhit.
Pak pas ngritjes nga toka, avioni u rrëzua brenda kufijve të bazës amerikane, që ndodhet në afërsi të Kabulit.
Talebanët morën menjëherë përgjegjësinë, por NATO përjashtoi përfshirjen e tyre.
Dëshmitarët thanë se avioni arriti lartësinë e 400 metrave dhe më pas ra papritur. Shkaku i këtij aksidenti nuk është mësuar ende, por NATO ka nisur hetimet.
Top Channel